Ballina Kronike Panik me armë nga një ish i burgosur, qytetari dixhital thotë militant...

Panik me armë nga një ish i burgosur, qytetari dixhital thotë militant i PS

Ish-kryeministri Berisha vazhdon të sulmojë dhe të përdorë qytetarin e tij dixhital për të hedhur akuza mbi qeverinë Rama.

Në kashar një qytetar shkruan se janë të terrorizuar nga një ish i burgosur që del rrugëve me kallashnikov dhe kërcënon. Në denoncim thuhet se personi në fjalë i cilësuar si i rrezikshëm, është i autorizuar nga agjenti i policisë së Kasharit që thuhet se  është eksponent i Rilindjes.

Më poshtë ndiqni statusin e plotë :

Narkomafia terrorizon Kasharin me miratimin e narkopolicise!

Qytetari dixhital denoncon:

– Terror ne Kashar nga kriminel siçilist i dale nga burgu,

– Ate e nxit agjenti i policise per Kasharin,

– Xhaf Koçi, i cili eshte edhe kryetari i Partise siçiliste te Kasharit. sb

“26/05/2017, 23:19:08: ‪: Mirmbrema z. Berisha! Ju kerkoj ndjes per shqetesimin. Sot ne mezdit Nje person ne lagjen yshek te komunes kashar ka dal dy her neper lagje me kallashnikov ne duar duke tramatizuar femijet ne rrug dhe policija eshte njoftuar dhe personi del per her te dyt ne dark ne oren 20:30 perseri me kallash ne duar.personi ne fjal ka ca dit qe ka dal nga burgu esht eksponent i PS . Ju lutem bejeni puplik kete shqetsim.Agjent krimesh ne kete zon kemi kryetarin e partis socjaliste te komunes kashar Xhaf Koçi i cili duket se nxite kriminelin”