Ballina Aktualitet Panik në Dhërmi, të shtëna me armë brenda lokalit, ja çfarë thotë...

Panik në Dhërmi, të shtëna me armë brenda lokalit, ja çfarë thotë policia

Një konflikt mes disa pushuesve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në orët e para të mëngjesit në bregdetin e Dhërmiut.

Fillimisht, disa persona kanë debatuar me fjalë mes tyre dhe më pas janë përdorur armët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 tek “Havana Beach Club”, kur një numër i madh njerëzish po kërcenin në tingujt e muzikës.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk raportohet për persona të plagosur me plumba, por disa të rinj mësohet se kanë pësuar lëndime të lehta nga thyerja e xhamave nga të shtënat.

Përplasja me armë ka zgjatur rreth 10 minuta.

Të rinjtë janë larguar me vrap nga vendngjarja ndërkohë policia është vënë në kërkim të tyre.

Nuk dihen ende motivet e konfliktit por dyshimet paraprake flasin për një sherr për motive banale

Njoftimi i policisë:

Ne Dhermi nuk ka asnje te lenduar asnje te plagosur asnje viktime.

Ka ndodhur nje konflikt ne nje lokal. Nje person ka qelluar me arme ne ajer . Nga te shtenat ska asnje te lenduar.

Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar .

Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook