Ballina Aktualitet “Paratë, ose të publikova fotot”, kapet 21-vjeçari që shantazhonte të renë (Emri)

“Paratë, ose të publikova fotot”, kapet 21-vjeçari që shantazhonte të renë (Emri)

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se shantazhohet një vajzë duke i kërkuar para për të mos i publikuar disa foto intime në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave zyrtare Specialistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar kanë ndaluar shtetasin Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.

I riu akuzohet se nëpërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.