Ballina Kronike Pas 20 vitesh merr fund falimenti ligjor i kompanisë piramidale “Sudja”, përfundon...

Pas 20 vitesh merr fund falimenti ligjor i kompanisë piramidale “Sudja”, përfundon kalvari

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur firmat piramidale falimentuan realisht, por në fakt ato kanë kaluar një kalvar të gjatë dhe të vështirë, pa mundur të falimentojnë ligjërisht.

Gjykata e Tiranës ka njoftuar se me datë 28 maj të këtij viti do të marrë në shqyrtim kërkesën e Administratores së Falimentit Mimoza Çibuku për mbylljen e procedurave të falimentimit të subjektit “Sude”.

Kalvari i falimentit të Sudes ka qenë shumë i gjatë, pasi kërkesa e saj për faliment është pranuar nga gjykata në vitin 2013, teksa shihet se procesi ka zgjatur plot pesë vite.

Historia e Sudes është po aq absurde sa edhe vetë funksioni i këtyre firmave në vitet e para të tranzicionit, të cilat duke shfrytëzuar mungesën e njohurive të financiare te shqiptareve ngritën skema të tipit Ponzi (operatori zakonisht tërheq investitorë të rinj, duke ofruar përfitime shumë më të mëdha se investimet).

Firma u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadena një shqiptare nga komuniteti Rom. Firma grumbulloi më shumë se 12 mijë kreditore dhe e ushtroi aktivitet në legalitet pasi ajo nuk hapi asnjë llogari bankare ashtu siç vepruan shumica e kompanive të tjera piramidale.

Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke krijuar një efekt domino në të gjithë sistemin e 24 firmave piramidale që u krijuan në atë kohë. Falimenti i Sudes nxiti edhe protestat e para në vitin 1997.

Sudja ishte një nga piramidat më të vogla të mashtrimit, por me interesantja ndoshta. Gruaja rome, tërhoqi një pjesë të madhe klientësh, për shkak se përdorte një sferë kristali si një orakull për të parashikuar fitimet e investimeve të investitorëve.

Karriera e saj e mëparshme kishte qenë rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrike këpucësh, megjithatë ajo ia doli tërhiqte kursimet e njerëzve me një shkollim të admirueshëm. /Monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook