Ballina Kronike Pas kërcënimit nga të afërmit e Arielës, familja e Aldisonit merret në...

Pas kërcënimit nga të afërmit e Arielës, familja e Aldisonit merret në mbrojtje nga policia: Prindërit dhe vëllai…

Pas përcjelljes së vajzës 21-vjeçare nga Fieri, Ariela Murati në banesën e fundit, familjarët e autorit të vrasjes ndodhen në situatë mjaft të rëndë.

Burimet e policisë konfirmojnë se familja e Aldison Belulajt janë marrë nën mbrojtje, pas kërcënimit të marrë nga familjarët e 21-vjeçares së vrarë, Ariela Murati.

Familja Belulaj ka marrë masat që të parandalojë ndonjë hakmarrje të mundshme mes familjeve, që jetojnë në të njëjtin fshat në Fier.

Policia njofton se prindërit dhe vëllai i tij janë të traumatizuar dhe presin me ankth për fatin e djalit të tyre.

Gjendja e autorit në reanimacion mbetet shumë kritike dhe mjekët kanë folur me rezervë për jetën. Sipas mjekëve, enjtja e trurit si pasojë e goditjes me plumb rrezikon vdekjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook