Ballina Aktualitet Pas shpërthimit të makinës, të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Pas shpërthimit të makinës, të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Pas shpërthimit të një makine, qyteti i Vlorës është tronditur sërish nga të shtëna me armë zjarri.

Ato janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” ku besohet se çdo gjë ka nisur pas një sherri.

Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen e po ashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.

Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.