Ballina Aktualitet Pas Vlorës e Fierit, publikohen emrat e 12 kriminelëve më të kërkuar...

Pas Vlorës e Fierit, publikohen emrat e 12 kriminelëve më të kërkuar nga Gjirokastra (FOTO)

Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Gjirokastrës ka nxjerrë sot emrat dhe fotot e 12 personave më të kërkuar në qarkun e Gjirokastrës.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruhet në njoftim.

Emrat e tyre janë: Jani Alia, Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi.