Ballina Kronike Pasuri me burim të dyshimtë kriminal, policia sekuestron vila, njësi tregëtare dhe...

Pasuri me burim të dyshimtë kriminal, policia sekuestron vila, njësi tregëtare dhe automjete

SHPËRNDAJE

 

Policia e Shtetit ka ndërrmarrë një operacion të gjerë në rang vendi të koduar “Vjeshtë 2017”, në kuadër të planit për forcimin e masave të sigurisë, ku janë sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete.

Bazuar në planin e masave operacional ”Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe identifikimin, gjetjen, kapjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi të aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike, 12 Drejtoritë Vendore të Policisë kanë marrë masa të posaçme opracionale.

Drejtoritë Vendore po punojnë për identifikimin e të gjithë personave për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojne aktivitet kriminal, janë shqetësues për komunitetin dhe disponojnë, ekspozojnë, administrojnë dhe përdorin pasuri të lidhura me veprimtarinë kriminale apo që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe më pas në bashkëpunim me Prokuroritë, Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykatën për Krimet e Rënda me qëllim sekuestrimin, konfiskimin e pasurive kriminale.

“Si rezultat i veprimeve të deritanishme, nga strukturat vendore të Policisë në Drejtoritë e Policive Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat, rezulton se:

– Janë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal ne fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

– Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre pasuritë:

  • 9 njësi tregëtare
  • 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2.
  • 1 vilë trekatshe
  • 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Ndërkohë që vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprakKushtet që Basha i vendos Ramës për bashkëpunim: Duhet të shkarkosh…(Emrat)
Artikulli tjetërVIDEO/ Aksidenti tragjik në Shkodër, nxirret nga lumi Drin trupi i pajetë i emigrantit nga Greqia (Emri)