Ballina Kronike Masakrohet në Facebook kandidati për Bashkinë e Kavajës

Masakrohet në Facebook kandidati për Bashkinë e Kavajës

Dorjan Murati është kandidati i PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Kavajës, por mesa duket pa e nisur mirë, duke u munduar të bëjë fushatë në rrjetet sociale, ai ka arritur të fitojë përbuzjen dhe urrejtjen e komentuesëve. 

Arsyeja ? Për shkak të një statusi të mbushur me gabime drejtshkrimore.

Në tre rreshta shkrim në profilin e tij në Facebook, Murati ka bërë shumë gabime drejtshkrimore,  kryesisht në ngatërrimin e gërmave “dh” dhe “ll”.

Statusi i tij nuk ka kaluar pa u evidentuar edhe nga ndjekësit e tij në faqen “Drejtimi i Duhur për Kavajën”. Kanë qenë kavajasit ata që e kanë masakruar dhe nuk kanë lënë gjë pa i thënë. Disa e quajnë “analfabet” dhe të tjerë “ditëzi”, madje disa komentues tregojnë se “ky është rasti kur dhe ato 8 klasë që ka bërë, ia ka dhënë partia”.

Ky është statusi i plotë në faqen e “Drejtimi i duhur për Kavajën”