Ballina Galeri Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës, lamtumira e fundit për 8 anëtarët...

Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës, lamtumira e fundit për 8 anëtarët e familjes Zykaj

Janë përcjellë për në banesën e fundit, 8 anëtarët e familjes Zykaj të cilët mbetën të vdekur pasditen e djeshme pasi u qëlluan për vdekje nga kushëriri i tyre.

8 arkivolet janë nxjerrë nga banesa e Demir Zykajt dhe janë përcjellë për në pronat e familjes.

 6 arkëmorte në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeçe dhe vëllai vetëm 6 vjeç, pasi u është dhënë lamumira e fundit, mes lotëve dhe britmave, janë përcjellë për në vendin ku do të prehen.

Plaku i shtëpisë e kishte lënë amanet që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.

Një ditë më parë u vranë në një masakër 8 anëtarët e familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Vlorës.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook