Ballina Kronike Përdhunon të miturën dhe tenton të shfrytëzojë për prostitucion një tjetër, në...

Përdhunon të miturën dhe tenton të shfrytëzojë për prostitucion një tjetër, në pranga 49-vjeçari nga Kuçova (Emri)

Policia e Beratit ka arrestuar një 49-vjeçar nga Kuçova, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13-vjeçare me iniciale B.G.

Por jo vetëm kaq, 49-vjeçari, Aliosha Emini, ka tentuar të trafikojë një vajzë 19-vjeçare me inicialet A.G.

Njoftimi i Policisë
Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:
A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook