Ballina Kronike Përfundojnë në pranga 4 persona, vidhnin transformatorët në Dibër dhe ktheheshin sërish...

Përfundojnë në pranga 4 persona, vidhnin transformatorët në Dibër dhe ktheheshin sërish në Tiranë

Policia e Burrelit ka arrestuar 4 persona të cilët vidhnin transofmatorë në Dibër dhe ktheheshin në Tiranë për ti shitur ato. 

Operacioni i koduar “Nata e Fundit” u mbyll me sukses duke arritur të prangosë 4 hajdutët Armand Muratin, Blerim Tabakun, Adriatik Haklajn dhe Ylli Haklajn që sipas informacioneve janë kapur në flagrancë prej Policisë.

Nga të dhënat e tjera personat në fjalë kryenin vjedhjet e transformatorëve tek kabinat elektrike në zonën e Dibrës dhe atë të Burrelit. Ndërkohë mësojmë edhe vendbanimet e të arrestuarve ku Armand Murati dhe Blerim Tabaku janë banues në Tiranë dhe Adriatik Haklaj bashkë me Ylli Haklaj nga Kamza. Mbasi kryenin veprimtarinë e tyre kriminale duke çmontuar transformatorët dhe më pas duke i vjedhur ato ata ktheheshin në Tiranë sërisht. Policia sekuestroi automjetin bashkë me mjetet e tyre të punës.