Ballina Kronike Përmbyset kamioni në Ballsh, humb jetën drejtuesi

Përmbyset kamioni në Ballsh, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e mesditës së sotme në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë, ku një kamion me targa AA 184 FK është përmbysur.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, 52-vjeçari me iniciale B.R, banues në Libofshë, Fier ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.