Ballina Kronike Përmet, zbulohet tuneli me 770 kilogram drogë, arrestohen 2 persona

Përmet, zbulohet tuneli me 770 kilogram drogë, arrestohen 2 persona

Rreth 770 kilogram kanabis u sekuestruan pasditen e kësaj të premte nga policia ne zonën e Përmetit. Uniformave blu nderhyne gjate operacionit te koduar “Piskova”.

Droga ishte fshehur në një tunel pranë fshatit me te njëjtin emër. Forcat e antidrogës kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilëve ishte vendosur hashashi.

Gjatë operacionit u shoqëruan disa persona në ambientet e drejtorisë se Gjirokastrës. Burimet e policisë konfirmojnë se dyshohet te kete edhe sasi të tjera droge të fshehura në zonën e Piskovës.

Nga Seksioni i Hetimit të Narkotikës ndalohen shtetasit, Gentjan Hyseni, 36 vjeç dhe Donald Nikollari 32 vjeç , të dy banues në fshatin Piskovë të Përmetit.

Dy shtetasit dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Përmet, për veprime të mëtejshme.