Ballina Aktualitet Përndiqte 19-vjeçaren, arrestohet i riu nga Berati (Emri)

Përndiqte 19-vjeçaren, arrestohet i riu nga Berati (Emri)

 

Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet se përndiqte një vajzë.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi: Florenc Isufaj, banues në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat, i cili ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 19-vjeçaren me iniciale G.A.

“Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja G.A, 19 vjeçe, banuese në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat e cila pretendon se shtetasi i lartpërmendur e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme”, raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Përndjekje’’, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook