Ballina Kronike Përplas me makinë 6-vjeçarin në Gjirin e Lalzit, shoferi largohet me shpejtësi...

Përplas me makinë 6-vjeçarin në Gjirin e Lalzit, shoferi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

Një 6-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident ditën e djeshme në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.Gj., banues në Manzë.

Fill pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vogëlushi është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. “Më datë 21.07.2018, në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas, një automjet ka aksidentuar shtetasin e mitur E.Gj, vjeç 6, banues në fshatin Manzë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook