Ballina Kronike Përplasen dy mjete në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe 4...

Përplasen dy mjete në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Dy makina janë përfshirë  në aksident në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para raportohet se 1 person kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.

Ngjarja ka ndodhur në fshati Fan. Mësohet se dy nga 4 të plagosurit po transportohen për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Ford dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimës apo të plagosurve.