Ballina Aktualitet Përplaset me murin mbrojtës të rrugës, vdes në vend drejtuesi i motoçikletës...

Përplaset me murin mbrojtës të rrugës, vdes në vend drejtuesi i motoçikletës në Belsh (Emri)

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Belsh, pasi humbi kontrollin e motorit, duke u përplasur me murin mbrojtës të rrugës.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Besnik Shehu, banues në Belsh.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit të Belshit, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” , shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murrin mbrojtjes të rrugës.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Besnik Shehu për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook