Ballina Aktualitet Përplasi me makinë të miturin, në pranga shoferi i “Benz-it” (Emri)

Përplasi me makinë të miturin, në pranga shoferi i “Benz-it” (Emri)

Foto Ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Elbasan ku një makinë ka përplasur një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Policia njofton se është arrestuar 37-vjeçari Besim Vreto.

“Vreto duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 719 ER , ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.S, 8 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” , Elbasan”, informon policia.

Fëmija i plagosur është transportuar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Policia po vijon hetimet për shkaqet e plota të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në aksident.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook