Ballina Aktualitet Përplasja me armë në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës

Përplasja me armë në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës

Zbardhen dëshmitë që ka marrë Prokuroria e Tiranës për përplasjen me armë në ish-Bllok, që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Prokuroria ka pyetur nënën dhe babain e këngëtares Elvana Gjata, e cila ende nuk është marrë në pyetje nga organi i akuzës, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.

Kështu, nëna e saj, Donika Gjata, ka deklaruar se është takuar për herë të fundit me vajzën në datën 3 tetor. Ajo ka thënë për hetuesit se Ervin Mata ka një vit që bashkëjeton me vajzën e saj, ndërsa Mevjol Bilo, komandoja në kërkim që dyshohet se ka goditur për vdekje Fabian Gaxhën dhe që ka plagosur Martinajn dhe Eljon Haton, është nip i saj.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithashtu, i janë marrë deklarime edhe babait të Elvana Gjatës, i cili ka thënë të njëjtën gjë.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton”,shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Interesant është një dëshmi e Redi Popeskut, pronarit të dyqanit “Monopol”. Ai ka hedhur dritë mbi një ngacmim të Elvana Gjatës, në momentin që kjo e fundit po shkëmbente diçka me Ervin Matën. Një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë dhe fyejë këngëtaren, ndërsa Mevjol Bilo që ka qenë prezent bashkë me Matën janë acaruar dhe afruar te mjeti.

LEXO EDHE:  Lezhjani që ka krijuar laborator droge mes Zvicrës, poston fotot në rrjet me dëshirën e tij

“I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli (Mevjol Bilo) me djemtë e tjerë për t’u sqaruar. Sipas deklaruesit, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të. Po ashtu, kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë. /panorama