Ballina Kronike Masakër në Vlorë/ 24-vjeçari me probleme mendore vret 8 pjesëtarë të fisit...

Masakër në Vlorë/ 24-vjeçari me probleme mendore vret 8 pjesëtarë të fisit Zykaj

Të shtëna me armë kanë ndodhur në fshatin Resulaj, në Selenicë, ku dyshohet për disa të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, gjatë një përplasje me armë dhe ende nuk dihen shkaqet.

Mësohet se kanë humbur jetën 8 persona. Dyshohet se personi që ka qëlluar është me probleme mendore

Dyshohet se viktimat janë pjesëtar nga dy fise të fshatit Resulaj.

Po ashtu ka dyshime se ka qenë një person, një 24-vjecar, që ka hapur zjarr ndaj disa të tjerëve, ndërsa thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë, Renea dhe FNSH.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook