Ballina Aktualitet Me pistoletë në marsup, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Video+Emri)

Me pistoletë në marsup, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Video+Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje brenda në mjetin tip “Audi”.

Policia thotë se Leonardo Rakipllari, i cili po udhëtonte me automjetin “Audi” ku ishte pasagjer, iu gjet një pistoletë Zastava me 12 fishekë.

29-vjeçari mbante pistoletën brenda në çantën e tij të krahut.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Leonard Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit L. R, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook