Ballina Kronike Pjesëmarrje në fushatë, Ministria e Arsimit verifikim për tre drejtorë arsimorë (EMRAT)

Pjesëmarrje në fushatë, Ministria e Arsimit verifikim për tre drejtorë arsimorë (EMRAT)

Tre drejtues të zyrave arsimore në vënd dhe një punonjës i zyrës arsimore janë duke u verifikuar nga ministria e Arsimit si të përfshirë në fushatën elektorale të 25 qershorit.

Ja njoftimi i plotë për mediat nga Ministria e Arsimit dhe Sportit :

“Ministria e Arsimit dhe Sportit it në vijim të komunikimit me të gjithë grupet e interesit, drejtuesit e drejtorive dhe zyrave arsimore, rektoratet e institucioneve të arsimit të lartë, në zbatim të detyrimeve ligjore, shpreh angazhimin institucional për të mundësuar përmbushjen e përgjegjësive të institucionit për realizimin e një procesi të drejtë e të ndershëm zgjedhor.

Në kushtet kur fushata zgjedhore ka filluar, sjellim në vëmendjen tuaj detyrimet ligjore dhe ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përcaktuar qartazi detyrimet ligjore të personave me funksione publike gjatë fushatës zgjedhore. Mbi bazën e informacioneve, Ministria e Arsimit dhe Sportitit është duke bërë verifikimet për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me përcaktimet ligjore, si më poshtë:

– Drejtore e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd znj. Bardha Qatja

– Punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë z. Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën

elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e

Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke

– Drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë z. Shkëlqim Imera

– Drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë znj. Eglantina Zeqo

Përsa më sipër, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e kujtdo, që synon të kryejë veprime të tilla të kundërligjshme, në kundërshtim të hapur të akteve ligjore në fuqi, se ngjarje të tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore, duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.”