Ballina Aktualitet Plagosën me thikë në gjoks bashkëkombësin e tyre, në pranga dy shqiptarët...

Plagosën me thikë në gjoks bashkëkombësin e tyre, në pranga dy shqiptarët në Itali (Emrat)

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Trani, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë bashkombësin e tyre, Elis Rredhi, 34-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, teksa dy shqiptarët kanë qëlluar me thikë në gjoks bashkëkombësin e tyre, pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar shtetasit Vilson Dapi, 29-vjeç dhe Veli Hakballa, 24-vjeç.

Dy shqiptarët janë transportuar në burgun e Tranit, ndërkohë që 34-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Barit në gjendje të rëndë për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook