Ballina Aktualitet Plagosi me thikë të riun në Tiranë, kapet 25-vjeçari. Ja çfarë i...

Plagosi me thikë të riun në Tiranë, kapet 25-vjeçari. Ja çfarë i gjeti policia në banesë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi akuzohet se një ditë më parë ka plagosur me thikë një person.

“Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tirane”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën thika dhe lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, më datë 13.03.2018, në vendin e quajtur rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës “thikë” i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një “thikë” si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook