Ballina Aktualitet Plagosje me thikë në Shkodër, policia jep detajet e para

Plagosje me thikë në Shkodër, policia jep detajet e para

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të qytetit verior, ku klienti ka plagosur pronarin e lokalit.

Autori i dyshuar është identifikuar si 40-vjeçari me iniciale Y.Sh., dhe  është shpallur në kërkim.

I plagosuri, Shyqyri Ahmeti, pronari i lokalit, ku ndodhi ngjarja, mësohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri të momentit.

Njoftimi i policisë
Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh.  A. 50 vjeç, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobëta.

Identifikohet autori i dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjeç banues në Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook