Ballina Aktualitet Plas sherri me shishe e karrige në një lokal në Pogradec, plagoset...

Plas sherri me shishe e karrige në një lokal në Pogradec, plagoset rëndë një person

Foto ilustruese

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, në qendër të një lokali, ku janë përfshirë disa persona.

Mësohet se sherri me karrige nisi pas një konflikti të çastit, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 lajmëron policia. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë autori i plagosjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook