Ballina Aktualitet Plasin ujërat e zeza në Ksamil, pushuesit braktisin plazhin (Foto+Video)

Plasin ujërat e zeza në Ksamil, pushuesit braktisin plazhin (Foto+Video)

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik, pamje të rënda vijnë nga Jugu i Shqipërisë.

Ujërat e zeza kanë pushtuar bregun e detit në “Gjirin Poda” si dhe te “Tre Ishujt” në Ksamil.

Mësohet se pushuesit dhe turistët e kësaj zone janë larguar të shqetësuar nga plazhi.

Shkak për këtë ngjarje të pakëndshme besohet të jetë cilësia e dobët e punimeve.

Zona e “Tre Ishujve” në Ksamil është një ndër më të preferuarat dhe frekuentuarat nga pushuesit vendas dhe të huaj.