Ballina Aktualitet Po kthehej në zyrë, dhunohet brutalisht shefi i OSHEE-së (Emri)

Po kthehej në zyrë, dhunohet brutalisht shefi i OSHEE-së (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prrenjasit, ku është dhunuar brutalisht në krye të detyrës përgjegjësi i OSHEE.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Shefi i Grupit Operativ OSHEE Orrenjas, Reshit Karriqi, është goditur për shkak të detyrës.

Karriqi është goditur me mjete të forta nga shtetasi Artan Kokonozi, banues në Prrenjas. Ky i fundit rezulton të ketë zaptua me dhunë tri muaj më parë një ambjent që është në pronësi të OSHEE.

Kokonozi pasi e ka zaptuar këtë objekt që dikur ka shërbyer si zyrë e ndërmarrjes së ish elektrikut ka sistemuar familjen në të duke pretenduar se e ka kthyer në banesë nê të cilin është ndëprerë energjia pas zaptimit nga Kokonozi.

Shefi i Grupit Operativ bashkë me Shefin e Agjensise kanë berë denoncim për zaptimin nga ky shtetas. Ky denoncim është bërë në Posten e Policisë në Prrenjas për rastin në fjalë.

Sot punonjesi i OSHEE,  eshit Karriqi në kohën që ka qenë duke u kthyer për në zyrë nga lagja Prrenjas Fshat ku kishte kryer manovrime në kabinën elektrike është sulmuar dhunshëm nga zaptuesi i zyrës së ish ndërmarrjes elektrike Kokonozi i cili i ka dalë perpara dhe e ka goditur në fytyrë dhe në trup.

Vetëm ndërhyrja e kalimtarëve ka arritur të frenojë agresorin pasi situata mund të perkeqesohej pasi agresori njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor. Ndērkohë dhunuesi ka kërcënuar me jetë punonjesin e OSHEE dhe familjarët e tij si dhe ka dëmtuar për të disatën herë derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Prrenjasit.