Ballina Kronike Po kulloste bagëtitë, bariu bie nga lartësia dhe humb jetën

Po kulloste bagëtitë, bariu bie nga lartësia dhe humb jetën

Një bari ka humbur jetën teksa kulloste bagëtitë pasi ra nga një lartësi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënckë të Maliqit në vendin e quajtur “Gropa e Madhe”.

Policia thotë se 66-vjeçari me iniciale K.Q. u rrëzua nga një lartësi duke kullotur bagëtitë dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook