Ballina Aktualitet Po transportonin drogë me çanta drejt Greqisë, kapen dy të rinjtë shqiptarë...

Po transportonin drogë me çanta drejt Greqisë, kapen dy të rinjtë shqiptarë (Emrat)

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Igumenicë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Mediat greke njoftojnë se në pranga kanë rënë shtetasit Erjol Rrushi, 24-vjeç dhe Asllan Kotrosi, 22-vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Operacioni është zhvilluar në Kestrinë, pranë kufirit greko-shqiptar, ndërsa dy të rinjtë u arrestuan teksa po transportonin në këmbë dy çanta që përmbanin 14 pako me 27 kg e 640 gram marijuanë.

Policia greke vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafik droge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook