Ballina Aktualitet Po udhëtonte me 22-vjeçarin, kush është shqiptari tjetër i zhdukur pas shembjes...

Po udhëtonte me 22-vjeçarin, kush është shqiptari tjetër i zhdukur pas shembjes së urës në Itali

Pas konfirmimit nga familjarët të vdekjes së 22-vjeçarit me origjinë nga Shijaku, një tjetër shqiptar rezulton i zhdukur nga katastrofa që ndodhi në Itali, ku u shemb Ura Morandi.

Ai është Eduard Bokrina, i cili po udhëtonte me Marjus Djerri në makinë kur u shemb ura duke i marrë me vete.

Një nga të afërmit e Bokrinës ka publikuar një mesazh në “Facebook”, ku jep lajmin e ndarjes nga jeta të të riut, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet italiane dhe as ato shqiptare.