Ballina Aktualitet Po udhëtonte me motor, aksidenti tragjik i merr jetën boksierit shqiptar në...

Po udhëtonte me motor, aksidenti tragjik i merr jetën boksierit shqiptar në Kroaci (Foto)

Boksieri me origjinë shqiptare, 27-vjeçari Valentin Kajtazi ka humbur jetën në Kroaci pas një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në Tisno, ditën e prente rreth orës 23:30 ku një shofer 64 vjeçar i një autoveture tip Ford, kthehet papritmas majtas duke i bllokuar rrugën boksierit që udhëtonte me një motor, shkruajnë mediat kroate.

Kajtazi humbi jetën të shtunën 40 minuta pas mesnate, në spitalin e Shibenikut nga plagët e marra të rënda në aksidentin me makinë.

27-vjeçari ishte pjesë e klubit të boksit të qytetit, “Petar Kreshimir”.

Klubi ku u stërvit Valentino për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

‘Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook