Ballina Kronike POGRADEC/ Pranga 22-vjeçarit që tentoi të mbushte karburant me 100 euro false

POGRADEC/ Pranga 22-vjeçarit që tentoi të mbushte karburant me 100 euro false

Shtetasi banues në Tiranë, kapet në flagrancë teksa paguan një pikë karburanti me para false.

Rasti ka ndodhur në Pogradec ku i riu pagoi 100 euro për të furnizuar makinën. Pas kontrollit të mëtejshëm të policisë atij i’u gjetën dhe 500 euro të tjera, të dyshuara dhe kto si jo të vërteta.

Bllokohen mjeti i tij dhe kartmonedhat si prova materiale, ku 22-vjeçari akuzohet me veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. 

Informacioni i policisë:

“POGRADEC

Paguan në një pikë karburanti, me një kartëmonedhë 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij, iu gjetën edhe 500 Euro të tjera të dyshuara si të falsifikuara. Arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Xh.Z, 22 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka shkuar pranë një pike karburanti në Pogradec, me mjetin tip “Benz” për t’u furnizuar me karburant dhe ka kryer pagesën duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.

Gjatë kontrollit të mjetit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjithashtu kanë gjetur edhe 5 (pesë) kartëmonedha të tjera, të prerjes 100 Euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan kartëmonedhat e gjetura, si edhe mjeti i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal”.

Image may contain: car and outdoor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook