Ballina Kronike Pogradec/ Tritol në varkën e peshkimit, dëme materiale nga shpërthimi

Pogradec/ Tritol në varkën e peshkimit, dëme materiale nga shpërthimi

Një lëndë shpërthyese e vendosur në një varkë peshkimi në Pogradec, ka sjellë dëmtime materiale duke çuar në shkatërrim total të saj.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme mateirlae. Varka ishte pronë e R.K e ishte e vendosur në anë të rrugës.

Nderkohe Policia e Pogradecit ne nje informacion paraprak thote se :“Sot, më datë 10.01.2018, rreth orës 07:00, kemi marrë njoftim se në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese”.

Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit. Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas për vdekje kalimtarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook