Ballina Kronike Policia godet një tjetër bandë droge, arrestohen dy persona në Maliq të...

Policia godet një tjetër bandë droge, arrestohen dy persona në Maliq të Korçës (Video)

Policia ka goditur një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”, ku Specialistët për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, sekuestrojnë 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, bashkëpunëtorë mes tyre ku në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e rasteve të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe

L. Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa. Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.