Ballina Kronike Policia identifikon tre të rinjtë që u mbytën sot në Vlorë (EMRAT)

Policia identifikon tre të rinjtë që u mbytën sot në Vlorë (EMRAT)

Policia e Vlorës ka identifikuar emrat e 3 të rinjve që humbën jetën në mënyrë tragjike në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec.

Sipas policisë djali dhe dy vajzat që u mbytën në det pasditen e sotme rreth orës 14:30 janë:

1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë;

2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;

3. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre trupat e pajetë të të rinjve janë transportuar për në morgun e qytetit të Vlorës, për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.