Ballina Aktualitet Policia ndihmon në gjetjen e 4 turistëve italianë, humbën në pyllin e...

Policia ndihmon në gjetjen e 4 turistëve italianë, humbën në pyllin e Llogarasë

Katër turistë italianë humbin në Llogara.

Për gjetjen e katër turistëve italianë ka ndihmuar Policia e Vlorës, ku dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerë kishin humbur rrugën.

4 shtetasit italianë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, gjatë ditës së sotme, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor.

Por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, ku dy prej tyre ishin bllokuar në një zonë të vështirë dhe për këtë shkak kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit.

Në ndihmë të tyre u angazhuan 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të Delta Forcë dhe pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.

Turistët u shoqëruan nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.