Ballina Aktualitet Policia parandalon tragjedinë në Fier, i arrestuari tenton të vetëvritet në ambientet...

Policia parandalon tragjedinë në Fier, i arrestuari tenton të vetëvritet në ambientet e paraburgimit

Një person ka tentuar të vetëvaret në ambientet e paraburgimit në Fier.

Ai ishte transferuar disa ditë më parë në qelinë e paraburgimit, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të personit në fjalë.

Mësohet se i paraburgosuri është pikasur nga punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë ndërhyrë në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën.

LEXO EDHE:  FOTO/ Policia vijon me kontrollet blic në vijen bregdetare, 4 persona të arrestuar në Shëngjin

Personi në fjalë është shoqëruar për në ambientet e spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook