Ballina Aktualitet Prefekti i vendos ultimatum drejtuesve vendorë: Një javë kohë për të paguar...

Prefekti i vendos ultimatum drejtuesve vendorë: Një javë kohë për të paguar faturat e ujit, përndryshe…

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi u dha një shembull drejtuesve vendorë të këtij Qarku, duke u paraqitur me librezat e Ujit dhe Energjisë.

Prendi u dha ultimatum zyrtarëve vendorë për pagesën e faturave të prapambetura të ujit brenda një jave, duke u shprehur se problematikët janë bizneset dhe të pasurit që sipas tij nuk paguajnë.

Prefekti i cilëson si të pafalshme t’u kërkosh qytetarëve të mbyllin debitë në një kohë që institucionet dhe punonjësit e shtetit i kanë të papaguara.

Është e pafalshme që ne tu kërkojmë qytetarëve ndërkohë që institucionet tona nuk kanë zbatuar detyrimet. Cdo drejtori nuk janë të lutura, e kanë me ligj dhe janë të detyruara të shlyejnë nëse nuk i kanë shlyer të gjitha detyrimet që kanë ndaj ndërmarrjes së Ujësjellësit”, u shpreh Prendi.

Drejtori i Ujësjellësit të Lezhës, Zef Maçi nënvizoi faktin se ata që nuk paguajnë ujin janë persona me të ardhura të larta.

“Ata që i bëjnë mirë pazaret e ekonomisë shtëpiake, i shlyejnë të gjitha detyrimet e ujit të pijshëm. Por pjesa tjetër vërtitet me gjithë mekanizmat për të justifikuar ndaj këtyre pagesave”, deklaroi Maçi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook