Ballina Kronike Prej 10 ditësh ndodhej në spitalin e Traumës, ndërron jetë 22-vjeçari

Prej 10 ditësh ndodhej në spitalin e Traumës, ndërron jetë 22-vjeçari

22-vjeçari nga Elbasani, B.T, i cili prej 10 ditësh ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë.

22-vjeçari u përplas 10 ditë më parë nga një makinë tip ‘Benz, e drejtuar nga shtetasi Erind Pulaku, ndërsa ishte duke lëvizur me mjetin e tij motoçikletë në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë gjatë këtyre ditëve nga stafi mjekësor, 22 vjeçari nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kokë dhe në trup.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook