Ballina Aktualitet I preu fytin bashkëshortes në Londër, rrëfimi tronditës i shqiptarit: Dyshoja se...

I preu fytin bashkëshortes në Londër, rrëfimi tronditës i shqiptarit: Dyshoja se nuk ishte e virgjër dhe se…

Vrasja e shqiptares Elidona Demiraj nga bashkëshorti i saj në Londër, rreth një vit më parë tronditi mbarë opinionin britanik por dhe atë shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 31 Janar 2016, në veri të Londrës, ku 32-vjeçari shqiptarm, Arben Rexha, i preu fytin 25-vjeçares Elidona Demiraj, duke e lënë atë të vdekur, ndërkohë që detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja që shokoi opinionin publik.

Pasi ka pranuar krimin e bërë, 32-vjeçari shqiptar rrëfen se e vrau bashkëshorten pasi dyshonte se e kishte gënjyer për virgjërinë që në takimin e tyre të parë.

Arben Rexha ndër të tjera u shpreh se dyshonte se gruaja kishte abortuar njëherë, pas një lidhje që kishte pasur para se të njihej me të.

LEXO EDHE:  Arrestohet se kaloi me të kuqe semaforin, dënohet trafikanti shqiptar i drogës në Londër (EMRI+FOTO)

Nga hetimet e policisë britanike, rezultoi se çifti shqiptar kishte 12 javë që jetonin së bashku.

25-vjeçarja kishte shkuar e vetme drejt Britanisë së Madhe, tre muaj para se të të vritej nga bashkëshorti i saj.

“Ishte me të, ishin martuar dhe jetonin së bashku”, ka thënë prokurori Richard Christie.

Sipas mediave britanike, burri dyshonte se e reja takohej me dikë tjetër dhe ishte shumë xheloz.

Referuar sipas të njëjtave burime, 32-vjeçari gjithashtu dyshonte se gruaja e tij mund të ishte përdhunuar dhe se kishte abortuar më parë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook