Ballina Aktualitet Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vite burg, vendimi i Apelit e nxjerr...

Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vite burg, vendimi i Apelit e nxjerr me 4 muaj ish-kryetarin e komunës Rrashbull

Hysen Gashi, ish- kryetarin e komunës së Rashbullit është dënuar ditën e sotshme  me 4 muaj burg për ‘shpërdorim detyre’.

Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet heqje lirie për Gashin pasi ai kishte abuzuar në dhënien e lejeve në zonën turistike bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, të cilat ishin në kundërshtim të plotë me ligjin. Por vendimi i apelit e ka dënuar sot me 4 muaj burg.

Në këtë proces, së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.