Ballina Aktualitet Pronari italian i del me kaçavidë, 2 “skifterët” shqiptarë ja mbathin nga...

Pronari italian i del me kaçavidë, 2 “skifterët” shqiptarë ja mbathin nga sytë e këmbët, por e pësojnë keq në fund

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur një banesë në shtetin fqinjë.

Dy shqiptarët, që sapo kishin mbërritur në Itali dhe nuk kishin një banesë fikse, u përpoqën të thyejnë dritaren e banjës së një shtëpie dhe të futen brenda saj, me qëllim grabitje.

Por duket se shqiptarëve u ka shkuar keq plani i grabitjes, pasi pronari italian u ka dalë me kaçavidë në dorë. Italiani ka lajmëruar menjëherë karabinierët.

Pas kësaj dy hajdutët u larguan menjëherë  me shpejtësi nga banesa. Por “arratisja” e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi u zbuluan nga karabinierët, të cilët i ndoqën përgjatë hekurudhës, pasi ata synonin të humbnin gjurmët duke marrë trenin.

Agjentët italianë mundën t’i kapnin shqiptarët dhe i gjetën atyre dy ora të vjedhura dhe të tjera sende që i kishin pasur nga vjedhjet e mëparshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook