Ballina Kronike Pukë, “çmend” fshatin duke qëlluar me automatik, arrestohet 24-vjeçari

Pukë, “çmend” fshatin duke qëlluar me automatik, arrestohet 24-vjeçari

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se i riu është banor i fshatit Gojan i Madh i Pukës.

Plot 46 gëzhoja model 56 janë gjetur nga policia të shpërndara në mënyrë të çrregullt. Në pranga ka përfunduar shtetasin Martin Gjergji, 24 vjeç, banues në këtë fshat.

“Me datë 03.05.2017 jemi njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh. Menjëherë në drejtim të fshatit Gojan janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se Në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së shtetasit Martin Gjergji”, sqaron Policia e Shtetit.

Sipas policisë, pas kontrollit të zhvilluar në banesën e këtij shtetasi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike model 56, 7 krehëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.