Ballina Aktualitet Punonjësit e OSHEE i shkojnë për verifikim, kavajasi i pret me armë...

Punonjësit e OSHEE i shkojnë për verifikim, kavajasi i pret me armë në dorë

Një ngarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Kavajë, ku punonjësit e OSHEE janë sulmuar me armë zjarri në krye të detyrës.

Sipas Policisë së Kavajës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku punonjësit e OSHEE hasën rezistencë nga një qytetar, teksa ishin duke verifikuar në terren.

Të njëjtajt burime bëjnë me dije se shtetasi Dritan K. përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërkohë që abonenti është ndaluar nga policia dhe i është sekuestruar arma e zjarrit tip çifte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook