Ballina Aktualitet Qëllohet për vdekje, arma e policit gjerman i merr jetën 34-vjeçares shqiptare

Qëllohet për vdekje, arma e policit gjerman i merr jetën 34-vjeçares shqiptare

Një polic federal është arrestuar sot pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34 vjeçare nga Kosova, në një banesë në Bad Langensalza.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë, ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e një arme policore, shkruan mediat gjermane.

Besohet se vdekja ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare, të një polici federal.

Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë, sipas informacioneve janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftimi i një zyrtari policor. Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22 vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse gruaja ka vdekur nga e qëlluara  me armë. Një zëdhënëse e policisë, thotë po ashtu, se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet hetimi.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook