Ballina Kronike “Më qëllonte me grushte dhe m’i vinte thonjtë në fyt…”, prindërit invalidë...

“Më qëllonte me grushte dhe m’i vinte thonjtë në fyt…”, prindërit invalidë padisin djalin, i dhunonte fizikisht dhe…

Dy prindër të moshuar dhe invalidë janë detyruar që të denoncojnë djalin e tyre, pasi ai i dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht.

Madje nga hetimi i policisë u zbulua se i biri i dhunonte prindërit e tij, pasi këta të fundit i kërkonin lekët e pensionit të tyre.

Duke qenë se të moshuarit ishin dhe invalidë, kishin autorizuar djalin e tyre që t’u tërhiqte pensionet. Por i biri pasi merrte lekët i prishte dhe nuk i sillte në shtëpi asnjë lekë.

Përveç kësaj ai kishte shitur edhe një pjesë të mirë të orendive shtëpiake. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kur prindërit i kërkonin lekët e pensionit, i biri fillonte dhunën fizike ndaj tyre.

“Edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, për arsye se kur i kërkoja lekët e pensionit, ai më qëllonte me grushte, më përplaste për muri, m’ i vinte thonjtë në fyt dhe më kërkonte edhe lekë të tjera”, ka rrëfyer babai i dhunuar.

Gjykata e dënoi djalin e çiftit të të moshuarve me një vit burg, por pas një viti askush nuk e di se si do të vijojnë marrëdhëniet e prindërve me djalin, i cili do të ketë mbi supe edhe eksperiencën e burgut. /tch

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

 

Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakMblidhet sot për herë të parë qeveria “Rama 2”, zbulohen vendimet që do miratohen
Artikulli tjetërVIDEO/ Ceremonia e betimit në Presidencë të ministrave të rinj, Rama pozon me Metën