Ballina Aktualitet Qëlluan në drejtim të policëve/ Blindohet Bulqiza, në kërkim të vrasësve me...

Qëlluan në drejtim të policëve/ Blindohet Bulqiza, në kërkim të vrasësve me pagesë, ka të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë.

Pasi qëlluan në drejtim të forcave të rendit, autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë pa targa, e cila dyshohet se është e vjedhur.

Sipas disa informacioneve mësohet se nga përleshja mes policisë dhe autorëve, ka të plagosur.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje, por dyshohet se shtetasit që qëlluan në drejtim të policisë janë vrasës me pagesë ndërkohe ende nuk dihet objektivi i tyre.

Policia ka rrethuar vendngjarjen në lagjen e vjetër të qytetit dhe pritet kapja e shtetasve në fjalë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook