Ballina Kronike Raportet e SHISH/ Zbulohet ku punonin 127 policët e biznesit të drogës

Raportet e SHISH/ Zbulohet ku punonin 127 policët e biznesit të drogës

Të 50 raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror, nga prilli i vitit të kaluar deri në mars të vitit 2017, janë një dëshmi e fortë e implikimit kapilar të strukturave të Policisë së Shtetit në kanabizimin e Shqipërisë.

Dalin fakte tronditëse, që implikojnë jo vetëm drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Krujë, Kurbini, Pogradec, Maliq etj, por edhe vartësit e tyre në çdo hallkë të policisë.

Edhe shoferët personalë të drejtorëve përmenden në raport, siç është rasti i Bulqizës dhe i Kurbinit. Edhe një shef qarkullimi nuk i ka rezistuar dot efektit të kanabizimit siç është rasti i Vlorës. Nuk kanë munguar informacionet kur edhe vetë agjentët e Antidrogës, kanë bashkëpunuar me trafikantët si në rastet e Lezhës, Sarandës dhe Korçës.

Deri tani, emrat e 127 policëve nuk kanë dalë në media, por nga leximi i vëmëndshëm i raportit të SHISH, drejtuar nga Visho Ajazi Lika del se shqetësimi më i madh erdhi Vlora, Berati dhe në Kruja. Janë në këto tre qytete ku përmenden me dhjetëra herë policët e dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit dhe  trafikantët e kanabisit. Emrat e policëve mund të përmenden disa herë në raporte të ndryshme të SHISH, fakt që dëshmon se qeveria nuk pati asnjë reflektim për sinjalizimet e Visho Ajazi Likës, por priti deri kur shqetësimi erdhi nga shërbimet partnere./lapsi

Harta e informacioneve për policët e implikuar në biznesin e drogës
Vlora, përmendet në 25 raste
Kruja, në 24 raste
Korçë, Pogradec, Maliq, 19 raste
Berati, 19 raste
Dibër, 17 raste
Kurbini, 15 raste
Tepelenë, Memaliaj 12 raste
Gjirokastër, 12 raste
Delvinë, 6 raste

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  A po kthehet ndërtimi në një lavatriçe të parave të pista?!